Arrestohen 40 persona që luftuan në Siri
Pëlqej
Policia e Kosovës ka ndërmarrë mbrëmë një aksion të rrufeshëm, duke arrestuar 40 persona që kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë.

Aksioni është kryer në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës dhe nuk është raportuar për incidente gjatë arrestimeve.

Kjo nuk është hera e parë që policia ndërmerr aksione të tilla, pasi edhe më parë ka kryer arrestime në masë.

Disa nga ish-luftëtarët e Sirisë ndodhen tanimë në paraburgim dhe vazhdojnë të vihen përpara drejtësisë. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori