Arrestohen 3 shqiptarë në Kumanovë (VIDEO)
Policia në Kumanovë ka ndërmarrë një aksion, duke vënë në pranga tre persona.

Personat e arrestuar janë vëllezër mes tyre. Bëhet fjalë për vëllezërit Rexhepi.

Një nga vëllezërit, Rexhep Rexhepi ka qenë ushtar i tre luftrave çlirimtare të kombit shqiptar, i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe UÇPMB-së, transmeton Alsat-M.

Ndërkaq, dy personat e tjerë të arrestuar janë Shefki Rexhepi dhe vëllai i tij, i cili është inspektor policie.

Familjarët kanë thënë se policia gjatë bastisjes nuk ka gjetur asnjë provë, që impolikon vëllezërit në ndonjë vepër penale.

Aksioni është konfirmuar edhe nga MPB-ja, por se nga ministria kanë thënë se informata më të gjëra do të jepen ditën e nesërme. /albeu.com/


Shtuar më 23/04/2015, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori