Arrestohen 17 shqiptarë në Zhelinë
Pëlqej
Policia e Tetovës ka kryer kontroll në shtëpinë e shtetasit 77-vjeçar, Q.N nga Zhelina.

Pas kontrollit, në 4 dhoma të shtëpisë, janë gjetur 17 shtetas të Shqipërisë, të cilët punonin ilegalisht në Maqedoni.

“Gjatë bastisjes në 4 dhoma janë gjetur 17 shtetas të Shqipërisë të cilët kanë qëndruar aty. 16 prej tyre kanë pasur dokumente personale, ndërsa një nuk ka pasur asnjë lloj dokumenti. Të gjithë këta persona kanë hyrë në vend legalisht por kanë punuar në mënyrë ilegale pasi nuk kanë pasur të rregulluara dokumentat për punë. Shtetasit e Shqipërisë prej 19 deri 53 vjeç janë dërguar dhe mbajtur në stacionin policor në Tetovë ndërsa më pas do të dorëzohen në qendër për kriminalitet ndërkufitar dhe migrim te huaj”, njofton policia e Tetovës.

Shtetasit e Shqipërisë më pas janë larguar nga Maqedonia për në shtetin amë, Shqipëri. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori