Arrestohen 13 femra në dy objekte hotelerie në Gostivar
Mbrëmë rreth orësh 23:05 shërbyesit e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë – Stacioni i Gostivarit, kanë zbatuar kontroll aksionar në dy objekte hotelerie në rajonin e Gostivarit.

objektin hotelerik në fshatin Çegran, në pronësi të 50-vjeçarit A.SH., janë arrestuar nëntë femra nga të cilat, shtatë janë shtetase të huaja, ndërsa dy nga Maqedonia të cilat i kanë argëtuar të pranishmit.

Gjashtë prej tyre janë të moshës 21 deri 47 vjet dhe janë nga Shqipëria dhe njëra nga Greqia. Ato së bashku me pronarin e hotelit janë mbajtur në stacionin policor të Gostivarit për procedurën e mëtutjeshme, shkruan Portalb.mk.

Ndërsa në objektin hotelerik në rrugën “Tode Bogdanovski” në Gostivar janë arrestuar 4 femra shqiptare të moshës prej 22 deri 39 vjet. Edhe ato janë mbajtur në stacionin policor për procedurën e mëtutjeshme. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori