Arrestimi i policëve, BDI: Beogradi të tërhiqet nga kjo politikë
Bashkimi Demokratik për Integrim
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dënuar aktin e arrestimit të dy policëve të Kosovës nga ana e trupave serbe. Në një deklaratë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka kërkuar që Beogradi zyrtar të tërhiqet nga kjo politikë e gabuar antievropiane dhe të lirojë të arrestuarit.

“Është akt në kundërshtim të plotë me frymën dhe trendët e evropianizimit të rajonit që nënkupton bashkëpunim të ngushtë policor rajonal, është gjithashtu në kundërshtim me aspiratat deklarative të Serbisë për rajon të qetë dhe të integruar, dhe për zvogëlim të dallimeve në mes Kosovës dhe Serbisë" shprehet Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori