“Paskeni qenë të kalbur”, Ronela Hajati i kundërpërgjigjet opinionistëve shqiptarë

Edhe pas përfundimit të Eurovizionit diskutimet ende vazhdojnë. Kjo po ndodh edhe me këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion  nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Për fat të keq kënga nuk ia arriti dot që të kualifikohej për në finale. Por ajo ngjalli tepër interes dhe mori mjaft komente pozitive por nuk mund të mungonin dhe ata negative.

E së fundmi mesa duket Ronela nuk ka duruar më dhe është shprehur mjaft e indinjuar në rrjetet sociale duke postuar në Instagram- “Po paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp”!

Ky reagim erdhi pasi në emisionin “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian mbrëmjen e djeshme./albeu.com