Arnaudov: Askush nuk është tradhëtar
Pëlqej
Deputeti Luben Arnaudov, i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, sot përpara seancës deklaroi se nuk vlerëson se dikush është tradhtar dhe se nuk e di se kush qëndron pas letrës së djeshme.

Ai ka theksuar se nuk është e saktë se kanë marrë kërcënime dhe se kanë pranuar para.

“Asgjë nuk na është premtuar për ngjarjen e 27 prillit dhe për atë nuk dua të japë kurrfarë informata. Vijmë këtu që të dëshmojmë se jemi të pafajshëm”, deklaroi Arnaudov.

Ai shtoi se nuk do të përzihet në vendimet gjyqësore.

“Besoj në gjykatën dhe atë që do ta vendos do ta respektoj dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet juridike”, theksoi Arnaudov, duke shtuar se e ruan policia sipas detyrës zyrtare.

Përpara fillimit të seancës, i akuzuari Bogdan Ilievski, i pyetur nëse ndjehet i tradhtuar, theksoi vetëm “të gjithë ne jemi vëllezër”.

Në gjykatë kanë arritur të gjithë të akuzuarit e 27 prillit. Në seancën e sotme është po shikohen video-incizimet nga kamerat e Kuvendit më 27 prill.

Seanca e sotme është e para pas lëshimit nga paraburgimi shtëpiak i tre deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski dhe Luben Arnaudov dhe votimit të tyre në Kuvend për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese.
Shtuar më 22/10/2018, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori