Armata e Maqedonisë, çelet konkursi për 125 ushtarë të rinj
Plot 125 ushtarë profesionistë do t'i bashkohen Armatës së Republikës së Maqedonisë. Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për pranimin e ushtarëve, ndër kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të konfirmuara me Ligj për shërbim në ARM.

Kështu konkurrentët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të jenë të moshës madhore, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike të nevojshme për kryerjen e shërbimit të Armatës, të ketë kryer shkollën e mesme, të ketë të kryer shërbimin vullnetar të shërbimit ushtarak në ARM dhe të mos jenë mbi 25 vjeç në ditën e përfundimit të shpalljes për ushtarë profesionistë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, kandidatët që do të përzgjidhen pas konkursit do të fillojnë punën në Armatë në muajin prill të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori