Ceremonia e Topit të Artë, caktohet data dhe vendi ku do të mbahet

Ceremonia për çmimin e Topit të Artë 2022 është më pranë se sa mendohej.

“France Football” ka bërë të ditur datën dhe vendin ku do të mbahet kjo ceremoni gala. Është vendosur që ky event të mbahet më datën 17 tetor në Paris, në “Theatre du Chatelet”.

Favoriti kryesor për të fituar këtë trofe është Karim Benzema, sulmuesi i Real Madrid. Por këtë mundësi për ta fituar do ta rrisë nëse ai fiton finalen e Champions League ndaj Liverpoolit.

Gjithashtu do të shikohet edhe performanca e tij me kombëtaren e Francës, por gjasat janë që francezi do të jetë fituesi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.05.2022 15:51