ARM me uniforma të reja
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi ka vizituar dje kazermën e Tetovës ku dhe njëherësh ka promovuar uniformat e reja me rastin e 20 vjetorit të Ushtrisë së Maqedonisë. Ai është takuar edhe me ushtarët që po përgatiten për të shkuar në misionin paqësor në Afganistan, raporton Zhurnal.

“Në plan patëm vizitën në Kazermën e Tetovës që e pamë për aktivitetet dhe standardin e punës së përfaqësuesve të ARM dhe që është karakteristike për këtë kazermë është që vitin e ardhshëm nga janari në qershor përfaqësues të kësaj kazerme do jenë në Afganistan tani është në vazhdë e sipër procedura dhe trajnimet për ushtarët që do marrin pjesë në misionin e ardhshëm në Afganistan, i shohim trajnimet që bëjnë ata dhe kushtet në Kazermë”, ka thënë ministri Besimi.

Me këtë rast do të pajisen me uniforma 150 ushtarët që do nisen për në misionin paqësor, ndërsa përgjatë vitit të ardhshëm, gjithë ushtria. Madje, shefi i Shtatmadhorisë Goranço Kotevski ka thënë se uniformat e reja janë në dy versione, me ngjyrë të adoptuar për shkretëtirë dhe me ngjyrë normale, në përshtatje me uniformën e Ushtrisë.

Sipas mtij, këto uniforma fillimisht janë dizajnuar me standarde të vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe cilësia e uniformave, “mundëson kryerjen e detyrave të përditshme të pjesëtarëve të ushtrisë, si dhe detyrat në teren dhe kushte luftimi”.
Shtuar më 03/11/2011, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori