ARM ekspozon forcën e saj ushtarake
Pëlqej
Në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, sot nga ora 09:00 deri në orën 17:00 do të ekspozohen mjetet e teknikës dhe pajisjes luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë në prag të Ditës së ARM-së, 18 Gushti.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e ARM-së njofton se, ekspozitën mund ta vizitojnë qytetarët Shkupit dhe të Republikës së maqedonisë dhe të shoqërohen me pjesëtarët e ARM-së, ndërsa krahas mjeteve materialo-teknike, automjetet luftarake dhe armatimit të ARM-së, do të ekspozohet edhe helikopteri transportues Mi-8/17.

Ekspozita, e cila është në kuadër të programit për shënimin e Ditës së ARM-së, do ta vizitojnë ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori