ARM dhe MPB të angazhuar për të luftuar zjarret
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit mori vendim që Ministria e Punëve të Brendshme ta rrisë prezencën në terren në të gjithë rajonet e kapluara nga zjarri, të vazhdojë shuarja e vazhdueshme dhe lokalizimi i zjarreve aktive, si dhe mundësim të kushteve për veprim të ARM-së, aktivisht e kyçur në terren.

Gjithashtu, NP "Pyjet e Maqedonisë" duhet pa ndërprerë ta informojë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim për të gjithë gjendjet e sapoparaqitura në terren dhe në mënyrë përkatëse të zhvillimi të ngjarjeve në terren.

Gjatë seancës, qeveria, siç është theksuar në njoftimin nga pres-shërbimi, e obligoi Komitetin drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit për menaxhim me kriza të sjellin konkluzione urgjente dhe masa për veprim të përforcuar të të gjithë institucioneve kompetente, si dhe njësitet e vetëqeverisjes lokale në drejtim të territorit të RepublikësRepublikës së Maqedonisë.

Në përbërje të Komitetit drejtues janë ministri i Punëve të Brendshme Olover Spasovski, e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, Transportit dhe LidhjeveGoran Sugareski, i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, si dhe kryetari i QMK_SË Agron Buxhaku, përfaqësues të ARM-së, përfaqësues nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov dhe përfaqësues nga NP "Pyjet e Maqedonisë" dhe DPHM.

Për zgjidhje të përkohshme të problemit me deponinë në Strugë, qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim që të ndajë 12.000.000 denarë nga rezervat e Buxhetit që të dedikohen për kompresim dhe transport të mbeturinave nga deponia në Strugë në lokacion tjetër.
Shtuar më 01/08/2017, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori