Zbutja e masave, sot vendoset për kohëzgjatjen e orës policore

Komisioni për sëmundje ngjitëse do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për atë se sa do të zgjasë ora policore gjatë këtij fundjave.

Këtë njoftim ka bërë dje ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se gjatë mbledhjes së sotme do të shqyrtohet edhe mundësia për zbutjen e masave të cilat do të hynin në fuqi nga java që vjen, me çka dalëngadalë vendi do t’i kthehet normalitetit.

Gjithashtu gjatë mbledhjes do të shqyrtohet edhe çështja e zgjedhjeve, gjegjësisht ka ose jo kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.


Shtuar 8.05.2020 09:01