Aksident i rëndë në Bypass-in e Fierit, tre të lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e këaj të shtunë në Bypassin e Fierit. Një automjet tip “Nisan” është përplasur me një “Volksëagen”. Për pasojë dy mjetet kanë dalë nga rruga dhe kanë mbetur të lënduar 3 shoferë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 08:45, në bypass_in e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 21.08.2021 09:40