Arifi takon ambasadorin e Bullgarisë, Petkov
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi takoi ambasadorin e Bullgarise në Republikën e Maqedonisë, Ivan Petkov. Gjatë takimit u biseduan çështje të interesit të përbashkët të karakterit lokal dhe u propozua jetësimi i marrëveshjes për binjakëzim mes komunës së Tetovës dhe komunës së Bllagojevgradit. Në njoftimin për shtyp thuhet se gjatë takimit u diskutua po ashtu edhe për realizimin e programeve të ndryshme të përbashkëta për barazi gjinore, përfshirje sociale dhe avancim të statusit të femrës në nivelin lokal./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori