Arifi: Projekte të mëdha na presin mandatin tjetër
Pëlqej
Në Pallatin e Kulturës në Tetovë u mbajt konventa promovuese e kandidates për kryetare të komunës së Tetovës dhe listës së këshilltarëve nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Teuta Arifi para të pranishmive tha se Tetova e ka zgjidhur problemin me ujin dhe ndotjen dhe se tani Tetovën e presin projekte gjigande, njofton TetovaSot.

“Para katër viteve gjetëm një qytet me shumë probleme, qytet i cili 20 vite kishte probleme me furnizimin normal të ujit, por, ne arritëm që ta zgjidhim. Ndërtuam ujësjellës, ndërsa për dy vitet e ardhshme parashikojmë edhe rikonstruksionin e ujësjellësit të vjetër – një proces kompleks që do të sigurojë ujë të shëndetshëm për të gjithë. Ndërtuam parqe, sollëm parkimin me zona. Por mbeten edhe akoma për të bërë. Pikërisht për këtë janë të rëndësishme këto zgjedhje që të vazhdojmë aty ku mbetëm”, theksoi Teuta Arifi.


Shtuar më 26/09/2017, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori