Arifi përshëndet Ditën e Zjarrfikësve
Me rastin e 20 majit, ditës së zjarrfikësve, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi morri pjesë në ceremoninë së ndarjes së certifikatave katër instruktorëve të Njësisë territoriale kundër zjarrit të cilët u trajnuan nga organizata e zjarrfikësve britanez “ Operation Florian”. Kryetarja Arifi falënderoi instruktorët britanez për përkrahjen profesionale dhe teknike të dhënë Njësisë territoriale kundër zjarrit qysh prej vitit 2008.

“Më lejoni që në emër të qytetarëve të Tetovës t,ju uroj 20 majin, ditën e zjarrfikësve dhe t,ju falënderoj për kontributin e dhënë për sigurinë e qytetarëve tanë duke rrezikuar sigurinë tuaj personale. Sipas dijenisë sime vitin e kaluar vitin e kaluar njësia territoriale kundër zjarrit ka pasur 480 intervenime prej të cilave 448 kanë qenë raste zjarri të shuara me sukses. Këtë vit ju fituat dije dhe përvojë të re nga instruktor profesional të Operation Florian nga Britania e Madhe dhe shkathtësi të reja të cilat do ti ushtroni gjatë angazhimit tuaj profesional në shërbim të qytetarëve të Tetovës” theksoi para të pranishmëvekryetarja e Tetovës, Teuta Arifi. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori