Arifi-Pangallos nuk kanë biseduar asgjë për kontestin e emrit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nga komunikata zyrtare pas takimit janë shfaqur paqartësi se si dy zëvendëskryeministrat nuk kanë biseduar asgjë për kontestin e emrit, informon agjencia e lajmeve Ina.

Zëvendëskryeministrja për evrointegrime e Maqedonisë, Teuta Arifi sot u takua me homologun e saj grek, Teodoros Pangallos, mirëpo asgjë nuk është theksuar se çështja e emrit ka qenë pjesë e agjendës së vizitës.

Në komunikatën e Sekretariatit për Evrointegrime në Shkup theksohet se në takimin Arifi - Pangallos është biseduar për aktivitetet dhe reformat që Maqedonia po realizon në drejtim të plotësimit të kritereve për anëtarësim në BE. Ata gjithashtu siç thuhet kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit për projektet dhe fondet evropiane si dhe për përparimin e bashkëpunimit rajonal. Në komunikatën e Sekretariatit gjithashtu theksohet se në qendër të bisedimeve ka qenë edhe Marrëveshja e Ohrit dhe çështje tjera.

Por, asgjë nuk është theksuar zyrtarisht se Zëvendëskryeministrja Arifi dhe Pangallos kanë biseduar lidhur me çështjen më të ndjeshme midis dy vendeve, kontestin e emrit.

Burime partiake pranë BDI shprehinë habinë se si nuk është theksuar asgjë lidhur me kontestin e emrit, kur dihet qëndrimi partiak dhe institucional i kësaj partie, lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit dhe zhbllokimin e proceseve evrointegruese.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri grek ka theksuar se Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Shtuar më 25/01/2012, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori