Arifi në takim me IT sektorin
Mbrëmë, kandidatja për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi zhvilloi takim me IT sektorin tetovar për të diskutuar realizimin teknik të sistemit për menaxhim të dokumenteve DMS, vendosjen e sistemit një-sportel, funksionimin E- auksionit për tenderim dhe sistemit informativ gjeografik GIS, masa këto që do të mundësojnë ngritjen e efikasitetit dhe transparences gjatë punës së administrates komunale dhe ndërmarrjeve publike.

“Qeverisja e mirë fillon në nivelin vendor. Kjo do të thotë se pergjegjesitë publike duhet të ushtrohen nga autoritetet të cilat janë më pranë qytetarëve. Autoritetet e qeverisjes vendore janë në pozicionin më të mirë, dhe janë më të informuarit për të ndermarrë veprime të suksesshme në nivel vendor dhe rajonal. Decentralizimi dhe vetqeverisja vendore janë elemente thelbesore të reformës së administratës publike në shumë vende. Që decentralizimi të arrijë objektivat e tij nevojitet përmirësimi i shërbimeve publike duke i afruar ato tek qytetarët. Dy janë përberësit e nevojshëm për pushtet vendor efikas: transparenca dhe përgjegjshmëria”-theksoi Arifi. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2013, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori