Arifi: Integrimet, përgjegjësi kolektive
Integrimet evropiane janë proces kolektiv dhe kërkojnë angazhim dhe përgjegjësi nga të gjithë, pasi përfitimet nga anëtarësimi do t'i shfrytëzojnë të gjithë faktorët në shoqëri.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja për Çështje Evropiane Teuta Arifi në debatin e sotëm publik në Shkup, në temën "Shqiptarët në Maqedoni dhe BE", i organizuar nga Instituti për Hulumtime Politike dhe Qeverisje të Mirë.
Sipas saj, Dialogu në Nivel të Lartë jep mundësi që të shkurtohet koha e negociatave për hyrje në BE sapo të fillojnë ato, njofton Zhurnal.

"Nëse çështja për emrin zgjidhet sot, hyrja në BE nuk mund të bëhet të nesërmen, pasi nevojitet kohë të arrihet marrëveshje për 34 kapitujt e legjislaturës evropiane. Qasja që e pata kërkon shkurtim të kohës në atë proces me qëllim që periudha kur do të zgjidhen problemet tjera, kohëzgjatja e negociatave të jetë edhe më e shkurtër. Dialogu aderues është urë e cila është e vendosur për ne, në vend se të ulemi dhe të ankohemi, të kyçim një dritë të vogël dhe të ecim përpara", tha Arifi.

Ajo është shprehur e kënaqur nga përparimi lidhur me reformat e zbatuara në sferat kyçe në të cilat insiston KE-ja, siç janë mediat, reformat në gjyqësi, administrata publike dhe legjislatura zgjedhore, si dhe raporti i përgatitur për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.


"Konkludimet nga dialogu në nivel të lartë flasin për vazhdimësinë e këtij procesi dhe japin mundësi që besojmë se BE-ja do të mbetet partner i afërt, i cili do ta ndihmojë integrimin e vendit në BE. Është shumë me rëndësi që vendet anëtare të cilat marrin vendime për hapjen e negociatave, të kenë një dosje për vendin, ku do të tregohet orientimi i fuqishëm i përbashkët politik i të gjithë faktorëve politikë që të plotësohen kriteret e vendosura nga BE-ja", ka deklaruar Teuta Arifi. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2012, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori