Arifi inaguron themelimin Parkut Teknologjik
Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sot mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore për të inaugurimin e themelimit të të Parkut Teknologjik që do të funksionoj në kuadër të këtij universiteti.

“Promovimi i dijes si faktor zhvillimi është interes jetik për të gjithë sepse vetëm një ekonomi e bazuar në dije që promovon zhvillimin e kapaciteteve të kapitalit njerëzor ,kompani që investojnë në kuadro të mirëfillta dhe ndjekin trendet botërore të zhvillimit do të garantojë një ekonomi më konkurruese dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Nuk ka mundur të ketë kohë më të mirë se kjo për themelimin e këtij parku teknologjik-shkencor sepse dinamika e ndryshimit ekonomik dhe teknologjik në Evropë reflekton në masë të madhe ngritjen e sistemit të ri ekonomikbazuar në dije dhe të udhëhequr nga hulumtimi shkencor dhe inovacioni i vazhdueshëm teknologjik.

Nuk ka mundur të ketë kohë më të mirë se kjo për themelimin e këtij parku teknologjik-shkencor sepse dinamika e ndryshimit ekonomik dhe teknologjik në Evropë reflekton në masë të madhe ngritjen e sistemit të ri ekonomikbazuar në dije dhe të udhëhequr nga hulumtimi shkencor dhe inovacioni i vazhdueshëm teknologjik” - theksoi Arifi në fjalën e saj ndaj të pranishmëve në ceremoninë e inaugurimit të Parkut teknologjik në Universitetin e Evropës Juglindore. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori