Arifi: Duhej ta thërrisnim Edi Ramën në Shkup që të nënshkruante deklaratën
Zëvendës kryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, njëherësh edhe kryetare e komunës së Tetovës në një intervistë dhënë për portalin prizma.mk ka deklaruar se partia e saj manipulimet rreth Platformës së partive shqiptare nuk i ka paramenduar.

Ajo ka thënë se edhe po të kishte kthyer kohën nuk do të kishte ndryshuar nga ajo që është nënshkruar në Tiranë.

“Platforma do të mbetej e njëjta, ndoshta do ta kisha thirrur Edi Ramën në Shkup dhe këtu ta kishte nënshkruar deklaratën”, ka pohuar Arifi.

Sipas Arifit, kërkesat e shqiptarëve në Platformë janë po ata që janë përsëritur 25 vitet e fundit.

“Sikur të kishte dashur BDI të provokojë krizën për të fituar poena politik do të kërkonte ndryshim të Kushtetutës dhe do të kishte vendosur çështje edhe më nacionaliste”, është shprehur mes tjerash Arifi. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2017, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori