Arifi-Bejta, bëhen gati dorëheqjet
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, dhe zëvendëskryeministrja për Çështje Europiane, Teuta Arifi, pritet të depozitojnë dorëheqjet e tyre nga funksioni që ushtrojnë momentalisht.

"Zhurnal Plus" shkruan në numrin e sotëm se dorëheqjet e funksionarëve të BDI-së bëhen me qëllim të shmangies së duplifikimit të posteve dhe keqkuptimeve të mundshme në opinion.

Bejta do të garojë për komunën e Gostivarit, kurse Arifi do të sfidojë kryetarin aktual të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.

Gjatë ditës së djeshme, dha dorëheqjen depueti i BDI-së, kandidat për komunën e Strugës, Arbën Labënishti. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2013, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori