Apeli drithërues i 60-vjeçares: Ndihmë, nuk kam bukë të ha

“Duam të hamë bukë. Kam punuar gjithmonë në të zezë. Shumë e vështirë…”

Hajrie Caka, 60 vjeç, prej 3 vitesh ka mbetur e vetme pasi fati deshi që bashkëshorti i saj të ndërronte jetë nga një sëmundje e rëndë.

E vetme, me djalin 20-vjeçar është përpjekur të luftojë me jetën për të mos i shtrirë dorën askujt, por pandemia i izoloi.

“Ma jep Zoti fuqinë. Duam të hamë bukë. Kam punuar gjithmonë në të zezë. Shumë e vështirë. Gjithë jetën kam vuajtur.”-tha ajo.

Hajria tregon se pengu i saj i madh është djali që nuk arriti dot t’a shkollonte dhe pse ishte mirë me mësime.

“Ka qenë shumë mirë me mësime. Nuk munda ta ndihmoj.”

Pensioni prej 60 mijë lekësh nuk i mjafton ndaj apelon për ndihmë.

“Sot për sot nuk kam asgjë në shtëpi. Me Ramazan në gojë. S’kam asgjë.”


Shtuar 4.05.2020 14:40