Arifi: BE prioritet, por gati edhe për zgjedhje
Teuta Arifi
Ndonëse integrimi në Bashkimi Evropian (BE) është prioritet, BDI është e gatshme të negociojë edhe për zgjedhje të mundshme dhe të hyjë në garë politike.

Kështu thotë zëvendëskryeministrja për Çështje Evropiane, Teuta Arifi, në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar zhvillimet aktuale politike në vigjilje të ardhjes në Shkup të komisarit për Zgjerim, Shtefan Fyle.


"Procesi me BE-në është prioritet i lartë politik dhe ne mbetemi të orientuar kah ky. Sigurisht, edhe për çështjet e tjera, si çdo parti tjetër jemi të gatshëm të hyjmë në betejë politike dhe të negociojmë, të merremi vesh dhe ato marrëveshje të jenë në të mirën e qytetarëve, por të ndihmojnë gjithashtu edhe proceset euroatlantike, që janë të rëndësishme për të gjithë ne", ka deklaruar Arifi.


E pyetur lidhur me spekulimet për kandidimin e saj për kryetare të Tetovës, Arifi ka theksuar se për momentin është e përkushtuar në procesin e integrimeve të vendit.


"I tërë fokusi dhe angazhimi im në vitin që po vijon është i vënë mbi çështjen dhe përmirësimin e proceseve me BE-në dhe Komisionin Evropian. Fokusi im politik dhe puna ime bazike ka të bëjë me këtë, në këtë punoj, ky është prioriteti më i lartë, ndërsa si çdo politikan tjetër jam i gatshëm për çfarëdo sfide, në kushte që ato sfida të jenë seriozë ashtu sikurse jam serioze në punën që bëj", ka theksuar Arifi. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 12:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori