Gjendet një person i mbytur në molin e Petroliferës së Vlorës

Një person është gjetur i mbytur në detin e Vlorës, raporton albeu.com

Mësohet se rasti është evidentuar nga peshkatarët në zonën e petrolifers.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo arsyeja e mbytjes së tij.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 

 


Shtuar 13.10.2021 09:07