Arif Halili (57) nga fshati Lomnicë, Komuna e Vrapçishtit, në afërsi të Gostivarit, në Maqedoninë Perëndimore ka vendosur që të ndryshojë identitet në një mënyrë jo të zakontë.
Ai nuk është mjaftuar vetëm me ndryshimin e fesë, nga mysliman në ortodoks por ka vendosur të ndryshojë edhe kombin.
Arif Halili tanimë do të quhet
Aleksandër Gorski, transmeton Albeu.com lajmin e Televizionit Ultra.
“Unë besoj se secili ka të drejtë për t’u penduar në jetë dhe për të kërkuar paqen dhe qetësinë para Perëndisë. Dhe ky akt ishte pjesë e saj...” ka thënë "ish-shqiptari" Arifi
Halili, tanimë i njohur si
Aleksandër Gorski. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2016,
ora 22:37