Argjendaria në Dibër, gjendet trupi i pajetë i grabitësit?
Pëlqej
Një trup i pajetë është gjetur brenda një makine tip “Range Rover“ me targa angleze. Trupi është i seksit mashkull dhe mendohet se është i grabitësit të argjendarisë në Dibër të Madhë më datë 29 korrik.

Mediat maqedonase raportojnë se makina me trupin e pajetë u zbulua në vendin e quajtur "Livadhet e Mireshit", në afërsi të kufirit shtetëror ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Dy dyert e prapme të veturës "Jeep" kanë qenë të hapura, xhami i prapmë ka qenë i thyer ndërsa në pjesën e pasme është gjetur trupi i pajetë.

Ndërkohë po kryhen hetimet në prani të prokurorit të Prokurorisë Themelore dhe të Gjykatës Themelore në Dibër së bashku me ekipin mjekoligjor nga Ministria e Punëve të Brëndshme. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori