Arben Llalla: Ja çfarë ndodh sot me shqiptarët e Maqedonisë
Pëlqej
Historiani i njohur Arben Llalla, i cili për vite me rradhë ka punuar në Maqedoni dhe e njeh situatën, ka dhënë mendimin e tij për situatën e shqiptarëve në Maqedoni.

Llalla vlerëson se shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskrimunuar dhe se më shumë po ecin në shoqëri personat që kanë lidhje politike, sidomos me pushtetin.

"Ja si i vlerësoj unë dy liderët Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Aliu para se të flejë gjumë e ndez një qiri në qoshe të dhomës dhe lutet për shëndetin e Menduh Thaçit që të ketë jetë sa më të gjatë sepse prezenca në politike e Menduhit i zgjat jetëgjatësinë Aliut në pushtetin e Maqedonisë. Ndërsa Menduhi lutet mbase Aliu then qafën që më tej atij ti hapet rruga për pushtet", ka analizuar Llalla.

Arben Llalla shton në fund se për fat të keq shqiptarët në Maqedoni nuk ka kush ti mbrojë, pasi intelektualët e vërtetë janë bërë krah me politikën dhe jo me njerëzit. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori