Arben Llabenishti jep dorëheqje, mbështetësit pritet të bojkotojnë Kuvendin
Zëvendësministri i mbrojtjes nga radhët e BDI-së Arben Llabenishti ka dhënë dorëheqje nga të gjithë postet partiake dhe qeveritare. Mbështetesit e tij sipas "Strugalajm.com" mendohet se do të bojkotojnë Kuvendin e degës së BDI-së, në Strugë.

Mendohet se ky është një veprim i kondiconuar nga rrethanat dhe zhvillimet që e shoqëruan të gjithë procesin zgjedhor në zgjedhjet e brendshme partiake të cilat u shoqëruan edhe me eksese dhe përplasje të fuqishme në kundërshtim me frymën e proklamuar nga kjo parti.

Pas një konsultimi që lideri i BDI-së Ali Ahmeti zhvilloi ne selinë e partisë në Tetovë para disa ditëve , me anëtarët e Këshillit për organizimin e zgjedhjeve në BDI-në e Strugës, ku ka asistuar edhe koordinatori për njësinë e pestë zgjedhore Hazbi Lika, është vendosur që zgjedhjet e brendshme në degën e BDI-së në Strugë të zhvillohen ditën e dielë në ora 14.Në këtë Kuvend pritet të marri pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i cili nga afër do të ndjek këtë takim partiak. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori