Apeli liron nga burgu kryetarin e Kavadarit
Gjykata e Apelit në Shkup e ndërpreu vendimin me të cilin ish kryetari i Kavadarit, Aleksandar Panov u dënua për blerjen e votave.

Lënda është kthyer në shqyrtim në Gjykatën Themelore në Kavadar, në bazë të vërtetimit të Liljana Sitnikovska, gjykatës dhe zëdhënës i gjyqit.

Me vendim të Gjykatës Themelore në Kavadar në gusht të vitit të kaluar, Aleksandar Panov është dënuar me dy muaj burg për blerjen e votave.

Për këtë vepër është paraparë dënim në para ose dënim me burg deri në një vit, qartësoi gjykatësi Lazar Nanev.


Shtuar më 22/05/2018, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori