Apel për mënjanimin e akujve
Inspektorati për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe Inspektorati për veprimtari komunale pas kontrollove të bëra në terren ka konstatuar paraqitjen e ngricave të mëdha në objektet banesore dhe afariste.

Pasi akujt dhe ngricat e ngjashme paraqesin rrezik potencial për kalimtarët në sipërfaqet publike, komuna e Tetovës bën apel deri te pronarët e objekteve afariste, banesore dhe publike që të marrin masa urgjente për mënjanimin e tyre me qëllim mbrojtjen e jetës së qytetarëve, raporton Zhurnal. Gjithashtu, apelohet që sipas obligimit ligjor bora të pastrohet edhe nga objektet tjera private.























Shtuar më 13/02/2012, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori