Anulohet vendimi për vendosjen e kryqit në Butel!
Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që të anulohet vendimi për të ndërtuar një kryq në Butel.

Duket se vendosmëria e shqiptarëve për të mos u vendosur kryqi, ka detyruar qeverinë të mos e marrë vendimin për ta ndërtuar kryqin.

Ky vendim sapo është marrë sonte në qeveri.

Vendosja e mundshme e një kryqiButel acaroi situatën rëndë dhe sonte u rrezikua që grupe të caktuara maqedonase të përleshen me shqiptarët.

Rreziku u ndalua më së tepërmi prej faktit se policia nuk e lejoi përleshjen.

Demonstrata përfundoi me plagosjen e kryetarit të Butelit dhe me lëndimin e një protestuesi, por jo me pasoja tepër të rënda. /Albeu.com/

Shtuar më 04/03/2016, ora 22:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori