Monza 90 minuta larg Serie A, Berlusconi motivon ekipin: Dua të jem në Pisa (VIDEO)

Monza  në pronësi të Berlusconit është vetëm 90 minuta larg Serie A. Ata triumfuan 2-1 në shtëpi ndaj Pisa në finalen e parë të play-off-it të Serisë B.

Duhet theksuar se në stadium ka qenë i pranishëm edhe pronari i Monzas dhe ish “i bosi” i Milanit, Silvio Berlusconi.

Pas triumfit Berlusconi motivoi ekipin dhe premtoi se do të jetë në Pisa.

“Pjesa e parë fantastike, shumë keq për atë gol në fund. I thashë ekipit që doja njëmbëdhjetë luftëtarë, do të jem atje në Pisa”.

Finalja e dytë mes dy skuadrave është planifikuar të dielën e 29 majit në “Garibaldi”. /albeu.com/


Shtuar 27.05.2022 09:53