Anulohet seanca gjyqësore për rastin "Monstra"
Pëlqej
Mungesa e të akuzuarit Fejzi Aziri, ka bërë që të anulohet seanca e rastit “Monstra”, kurse kjo seancë e paraparë është e para prej se këtë rast e ka marrë PPS-ja.

Avokati Naser Raufi njoftoi gjykatësin Ognen Stavrev se Fejzi Aziri për arsye shëndetësore prej dje është shtrirë në Klinikën pulmologjike të Shkupit.

Prokurorja speciale Fatime Fetai tha se ky rast është shumë me rëndësi dhe nuk duhet të anulohet për çështje të imta.

Njëri nga familjarët prej 5 djemve të vrarë tek Liqeni i Smillkovës, kërkoi nga trupi gjykues të vërtetoj se vetura Opel Omega e gjendur ka qenë në pronësi të MPB-së, njofton Tv21.

Kurse prindi i Aleksandrit të vrarë, Goran Nakevski, tha se në takim me Zaevin para se ai të bëhej kryeministër, sipas tij, u ka thënë se 6 funksionarë të BDI-së janë të përfshirë, duke përmendur emrin e nën-kryetarit, Nevzad Bejta, që sipas tyre ai ka komunikuar me Fejzi Azirin, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 15 maj.


Shtuar më 17/04/2018, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori