Anulohet seanca e sotme për “Grupin e Kumanovës”
Seanca e sotme për procesin gjyqësor “Lagja e Trimave“ është shtyrë për më 19 maj. Kjo për shkak se nuk janë sjellë personat e akuzuar si ”ndihmësit” e “Grupit të Kumanovës“, raporton Telegrafi.

Prokuroria pak kohë më parë vendosi që t’i bashkojë këto dy lëndë, ndërkaq bëhet fjalë për një grup banorësh të lagjes, të cilët akuzohen se u kanë ofruar mbështetje Grupit.

Për shkak të bashkimit të lëndëve, procesi gjyqësorë duhet të nisë që nga fillimi, edhe pse ka arritur në mes të punimeve. Ky zhvillim do ta vështirësojë punën pasi që në sallë do të duhet që të jenë të pranishëm edhe minimum 20 persona tjerë dhe avokatët e tyre mbrojtës.

Këshilli penal ka bërë kërkesë që për këtë lëndë të shfrytëzohet salla e Gjykatës së lartë, por nga atje, janë përgjigjur që Këshillit penal të gjejë një zgjidhje të pavarur./Albeu.com/
Shtuar më 11/05/2016, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori