Anulohet gjyqi për shuplakat e porositura
Pëlqej
Gjykimi për rastin “Shuplakat” në Qendër edhe sot është anuluar. Pwr shkaqe shwndetwsore, i akuzuari Milan Andonovki nuk është paraqitur në gjykatë. Ai ka hapur pushim mjekësor prej 9 marsit, me rekomandim që mos të ketë aktivitet fizik. Ndaj kësaj, zëshëm reagoi prokurorja speciale Fatime Fetai e cila kërkoi paraburgim për të pasi kjo është hera e tretë që nuk paraqitet në gjykatë për, siç u shpreh ajo, arsye banale.

Gjykata nuk e pranoi propozimin dhe caktoi gjykim për 3 prill. Specialja gjithashtu shpreh dyshime edhe për diagnozën. Prej atje thonë se dhimbje fyti kanë gjysma e pjesëmarrësve në proces.

"Nëse vjen në gjykatë, askush nuk do ta detyroj të punojë ose të bëjë ndonjë aktivitet tjetër. Të paktën në arsyetim të qëndronte temperatura" – tha Gavril Bubevski – PSP.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është i akuzuari i parë konsideron se ai dhe avokatët e tij nuk e zvarritin procedurën qëllimisht. Ai shton se rregullisht ka ardhur nëpër seanca. Ndërsa kërkesën e Speciales që të shqiptohet paraburgim për një të sëmurë ai e vlerësoi si të çmendur. Një pjesë e procedurave që zhvillohen ndaj tij parashikojnë edhe dënim me burg. Gruevski shkurt komentoi se çdo që është e mundur me një gjyqësor të këtillë.

"Nëse punohet sipas ligjit, jo vetëm që nuk duhet të na gjykojnë, por as nuk duhet fare të ketë gjykim, gjykata që në fillim duhej t’i hedhë poshtë akuzat, gjegjësisht nuk duhej fare të ketë akuza të tilla. Për këtë them kjo po bëhet si teatër i absurditetit. Nëse nuk punohet sipas ligjit, çdo gjë është e mundur, kur keni gjyqësor të kapur, gjithashtu çdo gjë është e mundur" – deklaroi ish kryeministër Nikolla Gruevski.

Rasti në fjalë assesi të fillojë tashmë më shumë se një vit e gjysmë, edhe atë për shkak të ndërrimit të gjykatësit, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarve ose për shkak të vërejtjeve procedurale. Përveç Gruevskit, në këtë rast akuzohen edhe ish bashkëpunëtorët e tij, Mile Janakievski dhe Daniela Rangelova. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori