E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Anulohet gjykimi i anëtarit të Revolucionit të Larmë
Është anuluar sot edhe seanca e tretë gjyqësore kundër kandidatit për deputet të LSDM-së, Pavle Bogoevski.

Sasho Dukovski, avokati i Bogoevskit, ka thënë se nuk ishte prezent për në seancë për shkaqe personale, gjë e cila solli edhe anulimin e seancës.

Sot, me ftesë të gjykatës, për herë të parë u paraqit edhe përfaqësuesi i prokurorisë shtetërore publike, ndërsa për herë të dytë u paraqit edhe përfaqësuesi nga ministria e kulturës që duhet të tregoje për dëmin e shkaktuar, transmetojnë mediet maqedonase.

Kujtojmë se Bogoevski ngarkohet për shkaktimin e dëmit të fasadës së ministrisë së kulturës gjatë kohës së protestave të Revolucionit të Larmë. /albeu.com/

Shtuar më 21/12/2016, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori