Anulohet festimi i vitit të ri në qendrën e Shkupit
Është anuluar pritja e Vitit të Ri 2018, ndërsa paratë e planifikuara do të dhurohen për Spitalin për fëmijë Kozle.

Këtë në seancën e sotme të Këshillit të QytetitShkupit e kumtoi kryetari i QytetitShkupit, Petre Shilegov.

Shilegov theksoi se duke i ndjekur rekomandimet që të mos mbahen takime nën qiell të hapur, pritja anulohet dhe ju bëri thirrje edhe sponsorëve që mjetet e parashikuara për shënimin e kësaj nate t’i dhurojnë për qëllime bamirësie.

“Do t’i bëj thirrje sponsorit kryesor Telekom të bëjmë përpjekje që këto mjete të përfundojnë aty ku janë më se të nevojshme”, theksoi Shilegov në seancën e sotme të Këshillit.

Kjo është hera e dytë që festimi i Vitit të Ri në Shkup të anulohet, pasi edhe vitin e kaluar u soll vendimi i njëjtë. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2017, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori