Anulohen fluturimet Shkup-Stamboll
Ngjarjet e ndodhura në turqi kanë sjellë anulimin e fluturimeve nga Maqedonia në Turqi.

Në ueb faqen e aeroportit të Shkupit, është publikuar se janë anuluar të gjitha fluturimet nga Shkupi me destinacion Stambollin.

Është anuluar fluturimi TK1004 i orës 9.25 i “Turkish Airlines” si dhe aderimi i fluturimit Stamboll-Shkup i paralajmëruar për në orën 8.30.

Sipas ueb faqes e kompanisë "Turkish Airlines", do të realizohen fluturimet TK1006 i orës 22.55 për në Stamboll si dhe aderimi i fluturimit TK1005 nga Stambolli.

Ndërsa linjat e fluturimit për në Antalia do të realizohen sipas terminëve dhe dinamikës së ngjarjeve në vijim, shkruan në ueb faqen e TAV, Maqedoni. /albeu.com/

Shtuar më 16/07/2016, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori