Anëtarët shqiptar bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të ri në gjykatën Penale Shkupi 1
Pas dorëheqjes së kryetares së Gjykatës Penale në Shkup, Tatjana Mihajllova ditën e djeshme, anëtarët shqiptarë të Këshillit gjyqësorë Bekim Rexhepi, Shemsedin Jusufi, Selim Ademi, Beqir Shaini, do të bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të ri të gjykatës i cili për momentin vetëm se përflitet,edhe pse ende nuk është caktuar nëse nuk vendoset për një emër koncensual i pranueshëm edhe nga pala shqiptare, transmeton "Zhurnal."

"Gjykatësja Tatjana Mihajllova dje në mënyrë të shkruar e lajmëroi Këshillin Gjyqësor së Republikës së Maqedonisë se po jep dorëheqje të pakthyeshme të funksionit kryetare e Gjykatës Penale Shkupi 1, Shkup.

Gjatë ditës së sotme këshilli gjyqësor i RM-së do të ndërmarrër masa për zgjidhjen adekuate të situatës së krijuar, do të kryhen dhe analiza në afat sa më të shkurtër dhe do të caktohet seancë në lidhje me dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Penale Shkupi 1", thuhet në deklaratën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë. /albeu.com/

Shtuar më 08/03/2017, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori