Anketa, VMRO-DPMNE 59 mandate
Pëlqej
Nikolla Gruevski
Në një anketë të realizuar nga Instituti “Pavel Shatev” në Shkup, partitë e koalicionit sërish gëzojnë mbështetjen më të madhe të qytetarëve.

Në pyetjen e anketës se nëse nesër do të mbahen zgjedhjet parlamentare, cilën parti do të votoni, shumica e qytetarëve të anketuar janë deklaruar për VMRO-DPMNE.

Anketa ka nxjerrë numrin e deputetëve të partive, ku VMRO-DPMNE do të përfitonte 59 mandate, Lidhja Socialdemokrate në opozitë 29 mandate, BDI 17 mandate, PDSH 8 mandate dhe DR 3 mandate. Për partitë e tjera janë siguruar 4 mandate.

Simulimi i vendeve të deputetëve është bërë në bazë të formulës së Dontit. Instituti për hulumtime politike “Pavel Shatev” konsiderohet i afërt me partinë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE.
Shtuar më 21/11/2010, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori