Angelov: Shqiptarët po punojnë për Shqipërinë e Madhe
Kryetari i partisë "Dinjiteti", Stojançe Angelov, ka vlerësuar sot se shqiptarët po punojnë në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Angelov ka vënë në dukje përçarjet ndërmaqedonase, kundruall, siç ka thënë ai, angazhimeve të shqiptarëve për të bashkuar trojet.

Komentet, Angelov i ka bërë pas protestës së qindra shqiptarëve kundër heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë.

Ai ka thënë se shqiptarët e kanë të drejtën e protestës, por jo edhe të përzihen për punët e brendshme të një shteti tjetër, duke aluduar në heqjen e lapidarit nga autoritetet serbe. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori