Angelov kërkon amnisti për Boshkovskin
Ish-ministri i Brendshëm, Ljube Boshkovski i dënuar me 7 vite burg për financimin ilegal të fushatës parazgjedhore, duhet amnsitohet. Kjo kërkesë i është bërë presidentit të shtetit Gjorge Ivanov nga kryetari i partisë Dinjiteti, Stojançe Angelov.

Kërkesën e tij, Angelov e ka bërë në emër të të gjithë pjesëtarëve të forcave të sigurisë së vitit 2001">2001.

President Ivanov, si president mund t’ju gjenden shumë vërejtje, si profesor dhe intelektual mund t’ju gjenden më pak vërejtje, por ju jeni njeri i mirë dhe i ndershëm. Prandaj, ju ftoj së pari si njeri i ndershëm, më pas si intelektual i lartë dhe më në fund, si president i shtetit, të amnistoni Lube Boshkovskin”, ka deklaruar Angelov.

Sipas Zhurnal, kërkesa e tillë vjen tri ditë pas mbërritjes së oficerit Johan Tarçullovski, i dënuar nga Haga për krime lufte dhe për vrasjen e civilëve shqiptarë në Luboten, në gusht të vitit 2001">2001. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori