"Deputetët e VMRO-DPMNE-së po e shfrytëzojnë në mënyrë të shkathtë situatën e imponuar nga BDI me dorëzimin e mbi 15 mijë amendamenteve për Ligjin e "
branitellave", dhe po manipulojnë në këtë mënyrë me ndjenjat e pjesëtarëve të
forcave të
mbrojtjes".
Kjo është akuza që ka ardhur prej Stojançe
Angelov, kryetarit të partisë trashëguese të "
branitellave", "Dostoinvsto", i cili ka theksuar se VMRO-DPMNE se po manipulon me opinionin se BDI është fajtore për mosrealizimin e të drejtave të
Forcave të
Mbrojtjes së Maqedonisë.
Sipas kësaj partie që bën pjesë prej javës së kaluar në frontin opozitar të LSDM-së, VMRO-DPMNE ka dëshmuar se nuk mund të bëjë asgjë pa mbështetjen e BDI-së, njofton Zhurnal.
"Në vitin 2011, ne fituam si ‘branitella’, por politika humbi sepse nuk mund të sillet ligj për qytetarët maqedonas, i cili nuk do të jetë i bllokuar nga pakica shqiptare", ështël shprehur
Angelov. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2012,
ora 16:48