Angellov: Nëse arrestohet Zaev do të ketë gjak
Para Radio Televizionit të Maqedonisë dje është zhvilluar protesta e organizuar nga partia “Dinjiteti”. Stojançe Angelov para RTVM-së ka porositur qeverinë që as të mos mendojë ta arrestojë liderin e opozitës Zoran Zaev, shkruan "portalb".

“As mos të mendojë ta arrestojë Zaevin, sepse do të ketë gjak. Kërkojmë qeveri teknike, zgjedhje në atmosferë demokratike, dhe më pas populli le të vendosë nëse në pushtet do të jetë Zaevi, Angellovi apo Gruevski. Nuk ju frikësohemi, nuk turpërohemi”, deklaroi Angellov.

Në protestën para RTVM-së u shfaqën “Belize Bend”, aktorët Ana Kostovska dhe Irena Ristiç të cilët kënduan këngën “Dora e gjatë”. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori