I vëzhguar nga gjigandë Europian, Verona i cakton çmimin Kumbullës

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, është shndërruar në një shënjestër për shumë klube të Evropës.

Hellas Verona ka vendosur të kërkojë 25 milionë euro për Kumbullan, mes raportimeve që shumë skuadra të Evropës po kërkojnë nënshkrimin e tij.

Thuhet se Inter po udhëheq në garën për mbrojtësin e 20 vjeçar.

Por, së fundi në lojë janë futur edhe Borussia Dortmund, Manchester United, Bayern Munich dhe Napoli.

Lojtari është rritur te Hellas Verona, teksa këtë sezon ka fituar shumë minuta në skuadrën e parë, dhe ka regjistruar një paraqitje për Shqipërinë.


Shtuar 18.03.2020 07:49