Anëtarët e SASHK të vendosur për grevën e 20 janarit
Jakim Nedelkov, kryetari i SASHK-ut, shprehet i vendosur për mbajtjen e grevës së 20 janarit, duke thënë se vetëm pranimi i plotë i kërkesave të tyre, mund të ndryshonte këtë vendim. Duke u shprehur se kërkesat e Sindikatës janë sociale, Nedelkov tha se mbi 87% e anëtarësisë janë “pro” mbajtjen e grevës, ndërsa të paktë janë ata që janë kundër.

“Nëse deri më 20 janar nuk na ofrohet plotësimi i kërkesave që SASHK-u i dorëzoi ministrit, kjo do të thotë se më 20 janar jemi në grevë. Asgjë nuk mund të na hamendësojë për vazhdimin e negociatave. Ne negociuam 3 muaj deri më 31 dhjetor nga 2 janari deri më sot, nuk kemi dialog social, përkundrazi kemi presione të mëdha për kundërshtimin e organizimit të grevës”, tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov.

Ndërkaq, Nedelkov hodhi poshtë zërat se greva bëhet për shkak të rizgjedhjes së tij në krye të Sindikatës, pasi Kongresi i SASHK-ut sipas tij është larg, në muajin tetor. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori