Anëtarësimi në BE do të shkaktojë emigim të profesionistëve
Nëse ikja e trurit nuk pengohet, Maqedonia do të duhet të importojë staf dy herë më të shtrenjtë profesional. Ky është qëndrimi i Ismail Kamberit nga Instituti i Politikave Evropiane, i cili thekson se qeveria duhet të reagojë urgjentisht.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore dhe mobilitet Evropian, Lidija Dimova, thotë se strategjia kryesore e qeverisë do të jetë të ofrojë përshtatje evropiane për studentët, por që të marrin përvojat evropiane dhe të kthehen në Maqedoni. Sipas saj, qeveria po bën përpjekje për të ndryshuar imazhin e keq të vendit, por thotë se nuk mund të ndodhë menjëherë.

"Dihet se në programin qeveritar rriten fondet për specialistët, për mjekët, do të bëhen të gjitha gjërat e mundshme që ata të mund të qëndrojnë në vend. Gjithashtu, me digjitalizimin, ndjehet nevoja se duhet të ketë staf të tillë në vend dhe po bëhen përpjekje për ti mbajtur gjithnjë e më shumë" – tha Lidija Dimova, Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane.

Eksodi nga Maqedonia nuk ndalet. Një nga sektorët më të rrezikuar është shëndetësia. Të dhënat më të fundit të Odës së Mjekëve tregojnë se nga 220 studentë të diplomuar në mjekësi, vetëm pesëdhjetë do të mbeteshin në Maqedoni. Për të tjerët, e ardhmja është në vendet e Bashkimit Evropian./Alsat-M


Shtuar më 21/04/2018, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori