Tottenham fiton derbin ndaj Arsenalit (VIDEO)

Tottenhami ka mposhtur 2-1 Arsenalin.

Pas vetëm 16 minutash lojë Alexandre Lacazette kaloi Arsenakin në epërsi me një asistim të Granit Xhakës.

Por, tre minuta më vonë, vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Heung-Min Son, që përfitoi nga një gabim i David Luizit.

Në 45 minutëshin e dytë, Arsenali ishte përsëri më i rrezikshëm, mirëpo ishite Tottenhami që e shënoi golin e epërsisë.

Në minutën e 81-të, Toby Alderwireld përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Arsenalit, duke shënuar me lehtësi për 2-1.

Pas javës së 35-të, Tottenhami është ngritur në vendin e tetë me 52 pikë, ndërsa Arsenali në të nëntin me dy më pak.


Shtuar 12.07.2020 17:28